Kampionati Botëror për të Rritur – Senior World Championships
-
FS, GR, WW
Zagreb, Kroaci | 13-21 Shtator 2025
Kampionati Botëror për të Rritur është gara më prestigjioze ndërkombëtare në botën e mundjes. Në këtë kompeticion marrin pjesë sportistët më të mirë nga e gjithë bota, dhe përfaqësuesit e Shqipërisë do të kenë mundësinë të matin forcat me elitën globale në stilin e lirë, greko-romak dhe mundjen për femra.
