Medalje Ari për Chermen Valiev në Kampionatin Europian të Mundjes
Chermen Valiev ka treguar edhe një herë talentin, forcën dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme duke fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Europian të Mundjes. Me një performancë të jashtëzakonshme, teknikë të përsosur dhe fokus të palëkundur, Valiev dominoi kundërshtarët e tij dhe u ngjit në majat e mundjes europiane. Në çdo ndeshje, Chermen tregoi një kombinim perfekt të teknikës, strategjisë dhe zemrës – duke mposhtur kundërshtarët më të fortë dhe duke u kurorëzuar kampion. Kjo fitore është jo vetëm një arritje personale madhështore, por edhe një moment krenarie për të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë rrugëtimit të tij. Medalja e Artë...
Shqipëria shkëlqeu si skuadër në Ballkaniadë!
Shqipëria shkëlqeu si skuadër në Ballkaniadë!Momente krenarie për rezultatet dhe punën e të gjithëve! Andi Muca ,Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi u renditën në vendin e parë duke shkëlqyer me medaljet e fituara në event, gjithashtu Xhord Gjoni është rënditur në vendin e tretë dhe Klevis Koceku është renditur në vendin e pestë për kategoritë përkatëse. Për stilin e mundjes Women WrestlingSportistja Erglena Domi u rendit në vendin e parë në finalen e Ballkaniadës për kategorinë U15 dhe Kleona Shabani në vendin e tretë për kategorinë U20.Jemi të gjithë tepër krenarë me mbylljen e këtij eventi dhe me medaljet e fituara...
Ekipi i Kombëtares Shqiptare pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar VALAMAR CUP (SENIORS -GR, WW)
Ekipi i Kombëtares Shqiptare pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar VALAMAR CUP (SENIORS -GR, WW), i cili u mbajt më 28 Shtator 2024 në Kroaci. Për kategorinë Women Wrestling,sportistja Albina Drazhi u rendit në vendin e dytë duke shkëlqyer në event! 🇦🇱🇦🇱Jemi të gjithë shumë krenarë me medaljen e fituar nga kampionja jonë. ...
Ekipi i Kombëtares Shqiptare pjesëmarrës në Turneun Ion Cornianu & Ladislau Simon
Ekipi i Kombëtares Shqiptare pjesëmarrës në Turneun Ion Cornianu & Ladislau Simon, i cili u mbajt më 20-22 Shtator, 2024 në Romani. Për kategorinë Greko-Roman,sportisti Andi Muca u rendit në vendin e parë për peshën 55 Kg dhe sportisti Julijan Shehu u rendit në vendin e tretë për peshën 87 Kg. ...
Kampionati Kombëtar U15-U17 (FS-GR-WW)
Më datë 14-15 Shtator 2024 në Vlorë, u zhvillua Kampionati Kombëtar U15-U17 (FS-GR-WW).Eventi i Mundjes , u mbajt në sallën e Sportit “Flamurtari”. Gjithashtu në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje Presidenti Prizreni i ka dhuruar Pllakata Mirënjohjeje Kryetarit të Bashkisë Z.Ermal Dredha dhe Presidentit të Shoqatës së Mundjes "Flamurtari" Z.Daniel Haxhiraj gjatë ceremonisë së hapjes. ...
Kampionati i Parë U9-U12
Më datë 07 Shtator 2024 në Tiranë, u zhvillua Kampionati i Parë U9-U12 (GR & FS & WW ) .Eventi i Mundjes , u mbajt në sallën e Sportit "Farie Hoti". ...
Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë Medaljen e dytë të Bronxtë!
Islam Dudaev i shton Shqipërisë edhe një tjetër medalje, duke mundur në finale për Bronz, sportistin hungarez Muszukajev. Një ndeshje e zhvilluar me shumë besim dhe maturi, nga Dudaev duke na bërë të gjithëve krenarë. Shqipëria i mbyll Lojërat Olimpike Paris 2024 me 2 medalje Bronzi. Duke shkëlqyer në podiumin e Lojërave Olimpike Paris 2024!Jemi të gjithë shumë krenare me mbylljen e këtij eventi dhe me medaljet e fituara nga kampionët tanë!👏 ...
Chermen Valiev i dhuron Shqipërisë Medaljen e parë Olimpike!
Valiev Siguroi medaljen me rezultatin 6-2 ne finale për medaljen e Bronxte , në stilin e lirë pesha 74 kg. Medalja e parë Olimpike është arritur falë punës së shkëlqyer të ekipit të mundjes dhe talentit të padiskutueshëm të Chermen Valiev.Shqipëria shkoi si një skuadër në Paris dhe misioni për të sjellë medaljen e parë u përmbush.✅🔥Një moment historik dhe krenarie për punën e të gjithëve. Faleminderit! ...
Turneu Nderkombetar “Muhamet Malo” 2024
Turneu Ndërkombëtar “Muhamet Malo” për të rritur, në stilin e lirë dhe greko-romak, me pjesëmarrjen e 13 shteteve të ndryshme nga e gjithë bota u zhvilluanë datat 25-27 Maj 2024, në Pallatin e Sportit "Farie Hoti'. ...
Shqipëria me tre mundës në Lojrat Olimpike “Paris 2024″
Islam Dudaev dhe Chermen Valiev i janë bashkuar Zelimkhan Abakarov si përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësit, të cilët përfaqësuan me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, kanë triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonin në Olimpiadë. Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në peshën 65 kg dhe 74 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere. Mundja e Shqipërisë kësisoj shkon me tre përfaqësues në Lojrat Olimpike dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov, Dudaev dhe Valiev , të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare. ...