Shqipëria me tre mundës në Lojrat Olimpike “Paris 2024″
Islam Dudaev dhe Chermen Valiev i janë bashkuar Zelimkhan Abakarov si përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Mundësit, të cilët përfaqësuan me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, kanë triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonin në Olimpiadë.
Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në peshën 65 kg dhe 74 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.
Mundja e Shqipërisë kësisoj shkon me tre përfaqësues në Lojrat Olimpike dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov, Dudaev dhe Valiev , të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare.
No Comments