
Abakarov shpallet Nënkampion i Europës

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e argjendtë në stilin e lirë deri në 61 kg, në kampionatin Europian të mundjes që u zhvilluat në Bukuresht të Rumanisë. Në finale u mund 7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov, por që garonte si neutral.
Një duel i fortë dhe konkurrues, ku të dy mundësit kërkuan sukses në këtë finale, por në fund triumfoi Magomedov. Ndërsa mundësi kuqezi Abakarov vari në qafë medaljen e argjendtë, duke korrur një tjetër rezultat madhështor në karrierën e tij.
Abakarov zhvilloi një sfidë të mirë, duke qenë në epërsi në këtë finale, por pa mundur ta mbrojë epërsinë deri në fund. Megjithatë, medalja e argjendtë është një rezultat i shkëlqyer për Abakarov, ish-kampion bote në këtë peshë dy vite më parë.

Në ditën e parë Abakarov mposhti rivalin armen Mezhlum Mezhlumyan 9-0, duke dominuar sfidën. Në çerekfinale mundësi kuqezi triumfoi 7-5 ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze, në një sfidë të vështirë. Gjysmëfinalja ishte më e lehtë për Abakarov, i cili mundi gjermanin Niklas Stechele me rezultat 11-0.

No Comments