Pallati i Sportit “Fahrie Hoti, Tiranë më 12-15 Maj 2023.
Turneu “Muhamet Malo” për të rritur në stilin e lirë dhe greko-romak, filloi si një turne rajonal ku pjesemarrës ishin Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia, për të nderuar një figurë të shquar të mundjes Shqipëtare dhe të gjithë botës së sportit. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte zhvillimi dhe promovimi i sportit të mundjes në vendin tonë dhe në botë, si një sport elitar dhe i traditës. Ky aktivitet nuk ishte i rendesishem vetëm për sportin specifikisht, i cili përfiton dhe shkëmben eksperienca, por kanë impakt më të gjerë.
Organizimi i nje aktiviteti te tille solli perfitime për qytetin e Tiranës dukë përforcuar mbajtjen e titullit “Qyteti i Sportit 2023”, por do të jetë dhe në funksion të turizmit dhe ekonomisë së qytetit, në sajë të pjesëmarrësve të shumtë të huaj (ekipe sportive dhe shoqërues). Organizimi dhe menaxhimi me sukses i këtij aktiviteti rriti imazhin e sportit të mundjes, sportit shqiptar si dhe vendit tonë, duke promovuar jo vetëm bukurinë e tij, por edhe forcën, pasionin, talentin tonë.
No Comments