Përfundoi me sukses kampionati kombëtar i mundjes në të dy stilet, E Lire dhe Greko-Roman për grup-moshat “Të Rinj”.Federata Shqiptare e Mundjes , nen kujdesin e Presidentit te FSHM z.Sahit Prizreni,Sekretarit te Pergjithshem z.Zyhdi Rama dhe Komitetit Drejtues zhvilloi ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” Kampionatin Kombetar, ku morën pjesë rreth 70 sportistë që përfaqësuan ekipet e Tirana, Teuta, Kukësi, Besëlidhja, Vllaznia, Burreli, Jonas Fitness Sport, Tomorri, Flamurtari, Çika Wrestling, etj.
Në ceremoninë e hapjes u nderuan me çertifikatë mirënjohje për kontribut te shquar dhe rezultate të larta në arenën kombëtare, ish sportistët e ekipit “Vllaznia”, Z.Kole Spasari dhe Z.Selaudin Rexhepi.
Sportisti Bajram Sina, u nderua me dekorate mirënjohje për rezultate të larta ndërkombëtare.
Të pranishëm gjatë aktivitetit ishin Z.Ndoc Qokaj dhe Z.Ndricim Spahiu anëtarë të kryesisë së FSHM, si dhe ish trajnerë, ish sportistë dhe dashamirës të sportit të mundjes.
Renditjet ekipore dhe individuale janë si më poshtë:
E Lirë
Ekipore
Teuta – Vendi i parë 165 pikë
Tirana – Vendi i dytë 80 pikë
Jonas Fitness Sport – Vendi i tretë 65 pikë
Vendet e para, individuale
Veli Brahaj -Teuta 57 kg
Mariglen Beqiraj-Tirana 61 kg
Endrio Avdyli-Teuta 65 kg
Sidrit Bajrakurtaj-Vllaznia 70 kg
Arjan Danaj-Teuta 74 kg
Henis Koçi-Teuta 79 kg
Marin Jaku-Teuta 86 kg
Altin Gançi-Jonas Fitnes Sport 92 kg
Havuz Duma-Jonas Fitnes Sport 97 kg
Vitorio Gjoka-Teuta 125 kg
Greko-Roman
Ekipore
Tirana-Vendi i parë 140 pikë
Kukësi-Vendi i dytë 97 pikë
Besëlidhja-Vendi i tretë 67 pikë
Vendet e para, individuale
Ergi Uku-Tirana 55 kg
Andi Dyshniku-Tomorri 60 kg
Ardit Zeneli-Çika Wrestling 63 kg
Theodhori Kristiani-Çika Wrestling 67 kg
Klodian Shehu-Tirana 72 kg
Julian Shehu-Tirana 77 kg
Enea Troshku-Tirana 130 kg
Mundësi më i mirë
Marin Jaku-Teuta Stili i Lirë
Julian Shehu-Tirana Stili Greko-Roman
Gjyqtari më i mirë Vasfi Hoxha Tapeti A
Artan Mitro Tapeti B
No Comments